Counterpoint Research e ka publikuar analizën e vet të telefonave më të shitur në botë, si dhe në mënyrë specifike për tregun e Kinës. Telefoni më i shitur është iPhone X, i pasuar nga tre telefona të tjerë “Apple”, ndërsa Xiaomi Redmi 5A e përmbyll listën e pesë modeleve më të shitura, raporton GSMArena.
Rezultatet për tregun kinez janë krejtësisht të ndryshme, ndërsa atje në vendin e parë është Oppo R15, ndërsa iPhone X është i dyti. Oppo i ka edhe dy telefona në mesin e katër telefonave më të shitur - Oppo A5 nga segmenti i mesëm dhe Oppo A83 më i lirë.
Raporti i Counterpoint u paraqit në faqet e Weibo, por jo me detaje të plota. Dihet vetëm se tri modele të iPhone janë shitur në pothuajse 100 milionë copë. Edhe pse në listën për shitjet globale dominojnë “Apple” me gjashtë dhe “Samsungu” me tre telefona, është e qartë se modelet premium nga viti 2017 ishin më të suksesshëm se pasardhësit e tyre në vitin 2018.

Të dhënat për Kinë zbulojnë se lista dominohet nga prodhuesit kinezë - tetë nga 10 telefonat janë nga Kina, ndërsa dy të tjerët janë iPhone X dhe iPhone 8 Plus, shkruan KOHA Ditore.
Është interesante se kompania “Huawei” nuk është në këto lista. Edhe pse prodhuesi i dytë më i madh aktualisht po e vërshon tregun me një numër të madh të telefonave, Counterpoint sqaron se telefoni më i shitur i vitit 2018 ishte Huawei P20 Lite me mbi 13 milionë telefona të shitur, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ai të gjendet në mesin e Top 10.