Edhe pse Google e ka ndalur praktikisht punën në tabletët Chrome OS, kompania po vazhdon ta zhvillojë sistemin e saj operativ si platformë për përdoruesit e biznesit, por edhe për konsumimin e përmbajtjes. Me çdo version të ri, platforma po përmirësohet, ndërsa në versionet e ardhshme mbërrijnë dy funksione të reja interesante, raporton Slash Gear.
Chrome OS do të jetë në gjendje të shohë se sa bateri për punë kanë mbetur në pajisjen Bluetooth, si dhe do ta mundësojë operimin e desktopit virtual me ndihmën e shkurtores për tastierë.
Në kanalin Chrome Canary është në dispozicion shenja e cila do t'ua mundësojë përdoruesve të shohin se sa bateri kanë mbetur në pajisjen e tyre të lidhur. Aktualisht, funksioni është goxha jokompatibil kur bëhet fjalë për pajisjet e mbështetura, shkruan KOHA Ditore.
Desktopi virtual tashmë është në rrugën drejt versionit të ardhshëm të Chrome OS dhe edhe pse UI duket stabil dhe i gatshëm për përdorim, nevojitet më shumë përshtatje dhe lustrim. Një nga gjërat që janë rregulluar është operimi dhe navigimi me desktopët dhe aplikacionet virtuale pa pasur nevojë që duart të skanohen nga tastiera. Në videon shoqëruese shihet se si funksionon ky model.
Edhe pse duket sikur bëhet fjalë për funksione më të vogla, ato janë të rëndësishme për shumë përdorues dhe implementimi i tyre i Chrome OS i vendos ato në radhën e platformave serioze kur është fjala për produktivitetin. Tani për tani nuk dihet se kur funksionet e reja do të arrijnë në versionin stabil të platformës.
-
Rikthehet Facebooku
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?
-
BE-ja urdhëron Metan t’u japë rivalëve të inteligjencës artificiale qasje në WhatsApp