Studioja polake The Farm 51 po e përgatit videolojën Chernobylite, një sci-fi horror të mbijetesës e cila na vë në rolin e fizikanit i cili kthehet në territorin e Çernobilit 30 vjet pas katastrofës bërthamore, për të gjetur përgjigje në pyetjet që e ndjekin atë për vite me radhë.
Në kërkim të përgjigjeve dhe zbulimit të së vërtetës shqetësuese në lidhje me zhdukjen e vajzës tuaj, do të hasni në një atmosferë të frikshme dhe karaktere të ndryshme të cilët bredhin në zonën radioaktive për arsye personale. Në betejën me krijesat e rrezikshme dhe të çuditshme do të mund të përdorni armë, ndërsa secila ditë do të jetë një sfidë të re, shkruan KOHA Ditore.

Studioja The Farm 51 përmes fushatës crowdfunding i ka mbledhur më shumë se 200,000 dollarë dhe e premton një tregim të fuqishëm plot ndërlikime dhe emocione. Autorët e kësaj videoloje për projektin e tyre të mëparshëm Chernobyl VR e bënë një skanim 3D të mjedisit në afërsi të Çernobilit, gjë që ua mundësoi që zonën e braktisur ta bartin në lojë në një mënyrë mjaft realistike.
Është publikuar edhe një video gjysmëorëshe e kësaj loje të cilën lojtarët e PC do të mund ta luajnë nga nëntori. Është e mundur që loja më pas të lansohet edhe në konzola.
-
Mburoja e bombarduar e Çernobilit nuk po e bllokon më rrezatimin
-
Pa rrymë, pa ujë, pa karburant - Sulmet ukrainase sjellin errësirë në verën e Krimesë
-
Jeta e libanezëve pranë kufirit izraelit mes frikës e tensionit
-
Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin rus të Krasnodarit
-
Sulmi në Moskë ua sjell rusëve luftën në shtëpi