Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Certifikohet telefoni i ri Nokia TA-1172 me mbushje të shpejtë 18W

Trupi certifikues 3C në Kinë e ka miratuar telefonin e ri Nokia, me numrin e modelit TA-1172. Duke pasur parasysh se listingu i telefonit 3C tregon se paketa e shitjes me pakicë e përfshin mbushësin e shpejtë, si duket ky model do të jetë telefoni i ardhshëm i kompanisë nga segmenti i mesëm, raporton NCC.

Mbushësi Nokia AD-18WC, i cili e mbështet 12V/1.5A, do të jetë në dispozicion me telefonin Nokia TA-1172. Duke pasur parasysh se telefoni mund t’i mbështesë deri në 18W mbushje të shpejtë, ekziston mundësia që bëhet fjalë për modelin Nokia 6.2 ose Nokia 8.1 Plus.

Kohët e fundit, HMD Global ka konfirmuar se do ta mbajë prezantimin më 2 prill për ta prezantuar modelin Nokia X71. Gjithashtu, sugjerohet që Nokia X71 në tregun global do të njihet si Nokia 8.1 Plus, shkruan KOHA Ditore.

Nga ana tjetër, thashethemet e mëhershme sugjerojnë se Nokia 6.2 do të duhej të ketë ekran 6 inçësh Full HD+ dhe një hapje punch-hole për kamerën e përparme. Pritet që ai do ta ketë çipsetin Snapdragon 632 SoC në kombinim me 4GB dhe 6GB RAM. Për fotografim, ofrohen kamerat 16MP + 5MP. Kapaciteti i baterisë është 3500mAh, ndërsa çmimi i pritur është rreth 279 euro.