Kompania ruse Caviar, e cila prodhon modele me personazhe si Donald Trump dhe Vladimir Putin, tash sjell modelin iPhone X Tesla, i cili në anën e pasme ka panel solar.
Ky është iPhone X i dytë, të cilin Caviar e ka modifikuar gjatë këtij viti, pasi që në shtator arriti modeli me shtëpizë prej meteoritit. Sipas pohimeve të kompanisë, nevojitet vetëm të vendoset telefoni me ekran përmbys dhe paneli në anën e pasme do të mbledhë rrezet e diellit për të mbushur pajisjen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtëpiza po ashtu ka mbrojtje nga goditjet.
Kompania thekson se vazhdimi i modeleve iPhone X Tesla është i inspiruar nga tre shkencëtarët e mëdhenj: Nikola Tesla, Stiv Jobs dhe Elon Musk. Telefoni do të dalë nga nesër në shitje. Çmimi i modelit me 64GB kushton rreth 4445 dollarë, ndërsa varianti me 256GB kushton rreth 4700 dollarë.
{gallery}