Telefoni i shumëpritur Honor 9X ishte në dispozicion për blerje për herë të parë sot, një javë pas lansimit të tij zyrtar në Kinë.
Sipas Honor, 9X inkasoi rreth 29 milionë dollarë në vetëm dy minuta. Kjo do të thotë që mbi 100.000 njësi u shitën brenda dy minutave, duke e ditur që modeli më i shtrenjtë kushton rreth 276 dollarë.

Në krahasim me rezultatet e arritura nga Honor 8X, 9X-i pati një rritje prej 200 për qind të të ardhurave nga shitjet.
Mbetet të shihet nëse Honor 9X do të jetë në gjendje të tejkalojë shitjet e dy milionë njësive të modelit Huawei Nova 5 Series që arriti një muaj pas lansimit të tij. Modeli i dytë në serinë e re të Honorit, Honor 9X Pro, do të dalë në treg më 9 gusht./ksp
-
Prezantohen smartphonet Honor 9X dhe Honor 9X Pro
-
Shitja e iPhone 12 kalon iPhone 11 sapo u prezantua
-
Huawei thotë se ka humbur mbi 60 milionë dollarë në telefonin e palosshëm Mate Xs
-
Analistët besojnë se sivjet 20% e të gjithë telefonave nga segmenti i mesëm do të kenë 5G
-
Së shpejti mbërrin Honor 9X me 8 GB RAM