Kompania e telefonit Boost Mobile, do të lejojë pagesën e kësteve të blerjes së telefonit me “boostcoin” nëpërmjet shikimit të reklamave dhe luajtjes së lojërave.
Operatori njoftoi se pagesa e telefonit të blerë bëhet duke e shkarkuar aplikacionin “BoostOne” dhe më pas duke ndërvepruar me lojërat dhe reklamat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, siç shkruan “TheVerge” të hënën, ky nuk është edhe aq lajm i gëzueshëm, pasi një boostcoin ka vlerë prej 1 cent. Përdoruesit do t’i duhet të luajë orë të tëra e të shoh reklama pafund për ta paguar faturën e telefonit.
“Ky përfaqëson një model të ri të biznesit dhe është një hap drejt së ardhmes për konsumatorët”, deklaroi drejtori i Boost Mobile, Stephen Stokols, duke shtuar se është koha që të dilet përtej mënyrave të vjetra.
Boost Mobile e ka synim ta drejtojë kompaninë në digjitalizim të plotë, duke i hequr edhe paratë fizike.