Njësoj si metalet e çmuara si ari, monedhat virtuale po i rezistojnë më mirë tregjeve të destabilizuara në kohën e pandemisë së koronavirusit. Monedha virtuale "bitkoin" po vazhdon tendencën rritëse duke iu afruar pragut 10 mijë dollarë për njësi.
Tregu i kriptovalutave i është rikthyer periudhës së parakoronavirusit, duke performuar më mirë se çdo bursë tradicionale në këtë periudhë pandemie.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë enjten, vlera e monedhës virtuale, bitkoin, u rrit me gati 20 për qind apo me 1,200 dollarë shtesë brenda ditës, në 9,469 dollarë.
Rezerva e përgjithshme valutore digjitale po ashtu u vlerësua plot 35 miliardë dollarë më shumë.
E shprehur në lekë shqiptarë, një monedhe e tillë aktualisht tregtohet me mbi 1 milionë lekë të rinj.
Krahasuar me fundin e marsit, vlera e bitkoinit qëndron rreth 30 për qind më lart, në kohën kur asetet e zakonshme si nafta bruto po përjetojnë pikiatat më të thella historike, apo kur frika e koronavirusit ka zhbërë fitimet në tregjet financiare.
Ekspertët e fushës tregojnë se zhvillimet e fundit i atribuohen politikave monetare të bankës qendrore amerikane për të mbajtur në zero normën bazë të interesit deri sa ekonomia të dalë nga recesioni.
Një tjetër faktor është përgjysmimi i pritshëm i shpërblimit për prodhuesit dhe sasinë e bitkoineve në treg.
Kjo praktikë pritet të zbatohet nga data 12 maj për katër vitet e ardhshme, si masë për të mbajtur nën kontroll inflacionin e monedhës digjitale.
Shumë investitorë po i blejnë tani monedhat me shpresën se vlera e tyre do të rritet në të ardhmen veçanërisht në kohën e trazirave gjeopolitike.