Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Biden paralajmëron rrezik në zhvillimin e hovshëm të inteligjencës artificiale

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të mërkurën në një takim me këshilltarët për rrezikun e mundshëm të zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale, duke iu referuar pasojave të shëndetit mendor te të rinjtë. 

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me rreziqet e inteligjencës artificiale, Biden ka thënë se “mbetet për t'u parë”.

“Kjo teknologji mund të jetë e dobishme në situata serioze si sëmundjet dhe ndryshimet klimatike. Por ajo mbart rreziqe të mundshme për shoqërinë tonë, ekonominë tonë dhe sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë Biden.

"Unë mendoj se kompanitë e teknologjisë duhet të sigurohen që produktet e tyre të jenë të sigurta. Ne shohim pasojat për shëndetin mendor dhe vetë-imazhin nëse nuk ka kufizime”, ka shtuar ai.

Rrjetet sociale kritikohen rregullisht për dëmtimin e shëndetit mendor të përdoruesve më të rinj, sepse i inkurajon ata të krahasojnë veten me realitetin e përsosur të përhapur në këto platforma.

Presidenti demokrat i ka bërë sërish thirrje Kongresit që të vendosë “kufizime të ashpra” për të dhënat personale të mbledhura nga kompanitë e teknologjisë dhe të ndalojë reklamat që synojnë fëmijët.

Artikuj të ngjashëm