Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

BE-ja vendos të njëjtin mbushës për celularët

Bashkimi Evropian ka nisur përsëri çështjen e vendosjes së një mbushësi të përbashkët për telefona nga prodhues të ndryshëm, që do të thotë se Android dhe iPhone së shpejti mund të përdorin të njëjtin mbushës.

BE-ja po shqyrton mundësinë e futjes së të njëjtit mbushës të telefonisë mobile gati një dekadë që kur është raportuar se ka 51,000 tonë mbetje elektrike nga mbushësit e vjetër në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, përdoruesit e iPhonet dhe Androidit shpesh ankohen për përdorimin e mbushësve të ndryshëm, shkruan Euractiv, transmeton ksp.

Në përgjigje të presioneve të Bashkimit Evropian, 14 kompani, duke përfshirë Applen, Samsungun, Nokian dhe Huawein nënshkruan një memorandum vullnetar të mirëkuptimit në vitin 2009, me dëshirën për të harmonizuar modelet e tyre të telefonave të mençur, i cili duhej të paraqitej në treg në vitin 2011.

Pas përfundimit të memorandumit të mirëkuptimit në vitin 2012, disa kompani shkruan letra për synimet e tyre në vitin 2013 dhe 2014. Megjithatë, në BE thonë se nuk janë të kënaqur me statusin e tyre.

“Duke pasur parasysh progresin e pakënaqshëm në këtë marrëveshje vullnetare, Komisioni së shpejti do të fillojë vlerësimin e studimit të vlerësimit për kostot dhe përfitimet e opsioneve të ndryshme të tjera”, tha komisionari për Mbrojtjen e Konkurrencës në BE, Margaret Vestager.