Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Assassin's Creed Ragnarok mund të jetë titulli i ardhshëm në seri

Ubisoft tradicionalisht e publikon nga një titull të ri të Assassin’s Creed çdo vit, por vitin e kaluar zbuloi se viti 2019 mund të anashkalohet për sa i përket prezantimit të lojërave të reja në seri. Edhe pse kjo vlen ende, thashethemet e fundit sugjerojnë atë që mund të presim nga loja në vitin 2020.

Në serinë e screenshoteve dhe detajeve të rrjedhura të publikuara në forumet ResetEra, u zbulua se ngjarja e lojës së ardhshme në serinë Assassin’s Creed do të mund të zhvillohet në epokën e vikingëve, si dhe që loja do të mund të titullohet Assassin’s Creed Ragnarok. Gjithashtu, pritet që developer i titullit do të jetë Ubisoft Montreal.

Image

Assassin’s Creed Ragnarok gjithashtu do të duhej t’i kthejë edhe disa karakteristika të vjetra, si co-op, mekanikën RPG dhe betejat e shkallëve të gjera. Harta do të duhej të ndahet në disa rajone, si Britania e Madhe, Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda, shkruan KOHA Ditore.

Meqenëse screenshotët janë krijuar me kamerë eksterne, është e vështirë të thuhet se çfarë do të jetë loja në fushën e cilësisë së grafikës. Natyrisht, informacionet e përmendura duhet të merren me rezervë ndërkohë që ka të ngjarë që do të duhet pak kohë derisa të shfaqen detajet specifike të lojës së ardhshme të Assassin's Creed.