Tech

Apple TV+, transmetuesi i parë që fitoi Oscar për filmin më të mirë

Apple TV+ ka hyrë në histori të dielën si transmetuesi i parë që fitoi një çmim Oscar për filmin më të mirë.

“CODA”, një dramë emocionuese e transmetuar nga Apple TV, tregon për sfidat e një familjeje të shurdhër dhe vajzës së tyre që dëshiron të ndjekë pasionin e saj për muzikën.

Shërbimi i transmetimit bleu "CODA-n" për 25 milionë dollarë pas debutimit të këtij filmi në vitin 2021 në Festivalin Sundance. Filmi fitoi edhe çmime të tjera, raportoi Reuters.

"CODA" u përball me një konkurrencë të fortë nga filmi i Netflixit, "The Power of the Dog", i cili po ashtu u vlerësua nga kritikët dhe u nominua për disa kategori.

Filmi më i mirë Oscar shënon gjithashtu një moment historik për Apple TV+, platformë e lansuar në nëntor të vitit 2019 me një pjesë të vogël të serialeve origjinale dhe pa një sasi filmash dhe shfaqjesh televizive.

Apple TV+ është një shërbim transmetimi amerikan në pronësi dhe operim të Applet.

I lansuar më 1 nëntor tw vitit 2019, Apple TV+ ofron një përzgjedhje të filmave dhe serialeve televizive origjinale të prodhimit të quajtur Apple Originals.

Me debutimin e tij, Apple TV+ ishte i disponueshëm në rreth 100 vende tw botws. Një numër i madh i vendeve u përjashtuan nga shërbimi pavarësisht se produktet e tjera të Apple ishin në dispozicion.