Raportohet se gjiganti i teknologjisë Apple do të lansojë iPadët e rinj përmes një ngjarje muajin e ardhshëm.
Është pritur që në Kongresin Botëror të Celularëve (MWC 2017), Apple të prezantojnë tre iPadët e rinj në tre madhësi të ndryshme – 9.7-inç, 10.5-inç dhe 12.9-inç, transmeton Koha.net. Megjithatë, sipas raportit të ri nga Digitimes, modelet iPad Pro 10.5-inç dhe 12.9-inç nuk do të lansohen deri në maj ose qershor.
Apple kishte planifikuar që të lansojë tre iPadët e rinj në tremujorin e parë të këtij viti, por tani lansimi i dy modeleve është shtyrë për tremujorin e dytë të vitit.
Si rezultat i shtyrjes, Apple mund të mos e arrijnë pritshmërinë e shitjeve në tremujorin e parë. Burimi, po ashtu, parashikon se dërgesat totale të iPadëve për këtë vit mund të jenë deri në 40 milionë njësi, pak më ulët se vitin e kaluar.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple tërheq disa produkte nga shitja pas prezantimit të iPhone 17
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple