Kompania teknologjike Apple ka thënë të martën se nga muaji i ardhshëm do të rrisë çmimet e aplikacioneve dhe blerjeve përmes App Store-it në të gjithë Eurozonën dhe në disa vende në Azi dhe në Amerikën e Jugut.
Çmimet e reja, duke përjashtuar abonimet e rinovueshme automatike, do të jenë efektive që më 5 tetor, ka thënë Apple, shkroi Reuters.
Gjiganti i teknologjisë amerikane rregullon periodikisht çmimet e tij në rajone të ndryshme dhe uli çmimet për vendet e Eurozonës vitin e kaluar për t'u përshtatur për taksat, duke ulur çmimet fillestare për shumë aplikacione në 99 cent euro nga 1.09 euro.
Rritja e fundit e çmimeve i rrit ato fillestaret në 1.19 euro.
Rritja e çmimeve do ta godasë edhe Suedinë dhe Poloninë në Evropë, Japoninë, Malajzinë, Pakistanin, Korenë e Jugut dhe Vietnamin në Azi dhe Kili në Amerikën e Jugut.
-
Trumpi kërcënon BE-në me tarifa të reja, paralajmëron tarifa edhe për Iphonët që prodhohen jashtë Amerikës
-
Gjigantët e shitjeve online paralajmërojnë rritjen e çmimeve të mallrave
-
Sony shtrenjton aparaturën e Play Station 5 për Evropë dhe disa shtete të tjera
-
iPhone mund të kushtojë 3500 dollarë nëse prodhohet në Amerikë
-
Tarifat e Trumpit mund të rrisin çmimin e iPhoneit të ri deri në 2,300 dollarë