Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple rifreskon MacBook Pro me procesorë të rinj dhe përmirësim të tastierës

Apple i ka rifreskuar modelet e veta MacBook Pro 15-inçëshe dhe 13-inçëshe me disa përmirësime kyçe. Problemet me tastierë, të cilat shumë përdorues i kishin dhe të cilat Apple i ka vërejtur, tani janë rregulluar. Përveç kësaj, laptopët kanë gjithashtu procesorë të rinj, raporton Ubergizmo.

MacBook Pro i ri 15 inçësh tani ka procesorë të gjeneratës së 9-të të Intelit, nga të cilët modeli bazë fillon nga procesori i7 gjashtëbërthamësh @2.6GHz (turbo boost deri në 4.5GHz). Modeli tjetër është procesori tetëbërthamësh i9 @2.3GHz, i cili për herë të parë është në dispozicion në MacBook. Ekziston edhe opsioni i përshtatur me procesor tetëbërthamësh i9 me një takt bazik prej 2.4GHz dhe një turbo boost deri në 5.0GHz.

Image

Modelet 13-inçëshe të Apple MacBook Pro, me Touch Bar, gjithashtu morën procesorë të rinj. Modeli bazë tani e ka gjeneratën e tetë të procesorëve katërbërthamësh 2.4GHz i5, ndërsa modelet më të fuqishme vijnë me zgjidhje katërbërthamëshe i7. Të gjitha specifikimet e tjera mbeten të njëjta, shkruan KOHA Ditore.

Apple kohët e fundit kaloi në mekanizmin "butterfly" për tastierat MacBook. Megjithatë, një numër i madh përdoruesish kishin probleme me tastierën. Apple thekson se ka integruar materiale të reja si pjesë e një mekanizmi i cili do të duhej ta parandalojë shfaqjen e problemit.