Gjiganti teknologjik Apple po pret që të shesë mes 15 dhe 20 milionë iPhone të palosshëm kur të dalin në shitje në vitin 2023, sipas një raportimi brenda kompanisë.
Telefoni do të ketë ekran me madhësi 8-inç, sipas raportimit të “9to5Mac”.
“Ne parashikojmë që pajisjet e palosshme si segment mes telefonave, tabletëve e laptopave për të ardhmen. Në atë që njihet si ekosistem i produkteve dhe avantazheve të dizajnit, Apple do të jetë fituesi më i madh në këtë trend”, thuhet në analizë.
Raportimi i ri vjen pas atij të janarit kur Apple tashmë kishte nisur prodhimin e një prototipi të iPhonet të palosshëm. Kompania do të përdorë ekranin e Samsungut për pajisjen e re.
Sipas një studimi të ri, gjysma e konsumatorëve amerikanë janë të interesuar të blejnë telefona që palosen.
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit
-
Apple kryeson tregun global të telefonave inteligjentë për vitin 2025
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing