Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple pret shitje të madhe të iPhone 8

Kompania Apple ka plane të mëdha për telefonin e ardhshëm iPhone 8 dhe për këtë flasin raportet e ndryshme.

Furnizuesit e Apple me çipe tashmë kanë nisur prodhimin, pas marrjes së porosive nga kompania, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për shkak të pritjeve të mëdha të shitjes që ka Apple, prodhuesit do të përgatisin mbi 50 milionë çip-set për çdo tremujor gjatë pjesës së dytë të vitit.

Burime nga prodhimi i çip-seteve zbulojnë se pritjet shkojnë që Apple të shesë 220-230 milionë telefona iPhone, të cilët vijnë në dhjetëvjetorin e daljes së iPhone të parë, i cili me siguri do të quhet iPhone 8.