Apple ka pranuar një të metë në softuerin e vet FaceTime. Ky gabim i kompanisë mundësoi përgjim, edhe pse pronari i pajisjes nuk kishte hapur thirrjen.
Në disa raste, iPhone cak i përgjimit mund të dërgonte edhe video pa dijeninë e pronarit.
Kompania ka thënë se do të zhvillojë këtë javë një përditësim që e rregullon problemin. Në ndërkohë, Apple ka treguar se e ka bllokuar mundësinë që përdoruesit të bëjnë thirrje në grup në FaceTime.
Gabimi raportohet se ndodhte te përdoruesit e sistemit operativ iOS 12.1 e më të rinj.
Teknika përfshin përdorimin e funksionit të thirrjes në grup, duke habitur softuerin që aktivizon mikrofonin e cakut, edhe nëse thirrja s’është pranuar. Përgjimi ndalet kur thirrja ndërpritet pas shumë cingërimave. Pos kësaj, nëse shtypej butoni për bllokim të thirrjes ose fikje të pajisjes, mund të nxiste në dërgimin një videoje drejt thirrësit, pa dijeninë e pranuesit të thirrjes.
Ata që duan të ndalin vetë funksionin e FaceTimet mund ta bëjnë përmes këtyre hapave:
Edhe
Apple mund t'ju lejojë të përdorni Face ID derisa mbani maskë
Shkoni në settings
Gjejeni ikonën e FaceTimet
Shtypni butonin nga e gjelbra në të hirtë
-
iPhone 13: Apple pranon telashin, thotë se do ta përmirësojë së shpejti
-
Përdoruesit ankohen se s’po iu bënë alarmi, Apple thotë se po e trajtojnë problemin
-
Apple detyrohet ta heqë përditësimin që shkaktoi bllokimin e iPhoneit
-
Apple kërkon reagim urgjent të përdoruesve të iPhoneve për t’u shpëtuar sulmeve