Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple po punon për rrjetin 6G

Apple lansoi muaj më parë telefonat e parë me rrjetin 5G. Tani kompania duket se po punon në rrjetin e gjeneratës së gjashtë, për të qenë lider në një teknologji të re.

Kompania me qendër në Cupertino është duke kërkuar inxhinierë të cilët “do të kishin një mundësi unike për të punuar në krijimin e teknologjisë pa kabllo të brezit të ardhshëm, si dhe për të ndikuar në gjeneratat e ardhshme të produkteve të Applet”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Apple kohët e fundit u bashkua me grupin e industrisë të angazhuar në zhvillimin e teknologjisë 6G, të quajtur Aleanca për Zgjidhjet e Industrisë së Telekomunikacionit.

Ekspertët kanë thënë se rrjeti 6G nuk do të ndodhë para një dekade, por Apple do të tentojë të befasojë botën.

Vitin e kaluar, Kina lëshoi me sukses satelitin e parë në botë 6G në hapësirë për të provuar këtë teknologji të re dhe për të parë se sa larg ka arritur zhvillimi.