Kompania e njohur amerikane së shpejti do të prezantojë tabletin e ri dhe raportet më të reja nga Tajvani sugjerojnë se Apple po punon në modelin e ri iPad Pro 11-inç.
Përveç kësaj, pritet që kompania të prezantojë edhe modelin iPad Pro 12.9-inç dhe është i mundshëm të paraqitet në ngjarjen e Wide Developers Conference në muajin qershor, transmeton kp.
Tash për tash nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me karakteristikat e pajisjes. Raportet e reja po ashtu pohojnë se zërat për freskimin e linjës iPhone SE nuk janë të sakta dhe se Apple nuk planifikon telefon të ri të mençur në gjysmën e parë të këtij viti.
Artikuj të ngjashëm
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Apple përgatit katër modele të iPhoneit këtë vit