Sipas DigiTimes, Apple parashikon që liferimet e iPhone të arrijnë në 100 milionë njësi në vitin 2020, ndërsa në këtë do të ndikojë dizajni i ri i pajisjeve dhe mbështetja për 5G, raporton GSMArena.
Bëhet fjalë për parashikime mjaft optimiste, duke pasur parasysh që gjatë vitit të kaluar e kemi pasur një rënie të vazhdueshme të livrimit global të telefonave. Për krahasim, Apple e ka prognozuar livrimin e rreth 80 milionë modeleve nga seria iPhone 11, shkruan KOHA Ditore. Këtë herë Apple është optimiste se më shumë përdorues do të jenë të gatshëm për azhurnim për shkak të ridizajnimit të ri dhe mbështetjes 5G.
Gjatë vitit të kaluar shitjet e iPhone kanë stagnuar, kështu që mbetet për t’u parë nëse dizajni dhe funksionet e reja do të jenë të mjaftueshme për të tërhequr më shumë blerës gjatë vitit të ardhshëm. Sipas thashethemeve, Apple gjatë vitit 2020 do t’i prezantojë gjithsej katër iPhone: iPhone 12, 12Pro/12 Pro Max dhe modelin e shumëpritur SE 2.