Para-porositjet janë të hapura për iPhone 8 dhe në disa tregje tashmë pritet të shtyhen dërgesat.
Nëse kërkesat për iPhone 8 dhe 8 Plus janë aq shumë, nuk do të ishte befasi nëse Apple nuk do të mundë të përmbush edhe kërkesat për iPhone X për këtë vit, parashikon analisti Ming-Chi Kuo, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, analisti nga KGI Securities pret që 40 milionë iPhone X të shiten deri në fund të këtij viti, por kjo përsëri do t’i lë disa njerëz të duan një iPhone pothuajse pa skaje. Kjo, megjithatë, do të shtyhet për vitin e ardhshëm, për një total prej 90 milionë njësive të parashikuara për shitje. Gjysma e parë e vitit 2018 pritet të jetë koha kur Apple do të përmbushë të gjitha kërkesat për iPhone X, ka thënë analisti, raporton GSM Arena.
Lexoni edhe:
Është ekrani OLED me skajet e rrumbullakosura që po e stagnon prodhimin sipas Kuos, dhe vendosja e kamerës së përparme për skanimin 3D po ashtu nuk po ndihmon.
Para-porositjet për iPhone X do të fillojnë nga 27 tetori, ndërsa shitjet e tij do të fillojnë më 3 nëntor.