Gjatë viteve të kaluara e kemi pasur mundësinë ta shohim një rritje të nivelit të rifreskimit për ekraneve në telefona. Razer dhe Asus e filluan këtë me ekranet 90Hz dhe 120Hz në telefonat e tyre për gaming, ndërsa tani opsioni po shfaqet gjithnjë e më shumë edhe në telefonat standardë mainstream, raporton KitGuru.
Sipas raportimeve, gjatë vitit 2020 Apple planifikon gjithashtu të hyjë në këtë treg, ndërsa informacionet sugjerojnë që iPhone i ardhshëm do të ketë ekran 120Hz.
Apple ka eksperimentuar tashmë me norma të larta të rifreskimit, dhe atë në modelin iPad pro i cili e përdor touch sampling për rritjen e rifreskimit deri në 120Hz gjatë skrollimit, duke përdorur Apple Pencil ose gjestikulacione, shkruan KOHA Ditore. Ky funksion nuk mbërriti në iPhone 11, por sipas raporteve do të jetë në dispozicion në gjeneratën e ardhshme të iPhone.
Alternativa mund të jetë ekrani me rifreskim prej 90Hz, gjë që e kemi parë tek shumë prodhues të Android gjatë muajve të kaluar (OnePlus, Google, ASUS, Razer, Oppo etj).