Apple pa bërë shumë zhurmë ka lansuar iPadin e ri, i cili do të kushtojë shumë më lirë sesa paraardhësit e tij.
Pajisja e re që ka ekranin 9.7-inç do të kushtojë 320 dollarë, krahasuar me të mëparshmin që ka kushtuar 599 dollarë.
Versioni me 32 gigabajt dhe lidhje Wi-Fi do të kushtojë 329 dollarë, por ky çmim mund të rritet në 459 dollarë nëse blerësit dëshirojnë iPad me SIM kartelë, transmeton Koha.net.
Dallim tjetër prej iPadëve të kaluar është edhe shpejtësia e të riut. iPadi i ri ka procesorin A9, i cili tashmë është përdorur te iPhonët.
Apple gjithashtu ka zbritur çmimin e iPad Mini 4, i cili tani do të kushtojë 399 dollarë për versionin me 128 gigabajt.
Artikuj të ngjashëm