Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Apple e paguan miliona dollarë një grua pasi teknikët ia përdorën iPhonen për të postuar video eksplicite

Gjiganti teknologjik, Apple, i ka paguar disa miliona dollarë një gruaje nga Oregoni pasi teknikët e riparimit të iPhonet ngarkuan në internet fotografi e video eksplicite nga telefoni që ajo e kishte dërguar për riparim.

Sipas padisë, gruaja e ka dërguar telefonin për riparim më 14 janar të vitit 2016 në një kontraktor të Appleit në Kaliforni. Teknikët aty më pas ngarkuan “materiale tejet private e personale” në llogarinë e gruas në Facebook dhe faqe të internetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Videot “i shkaktuan viktimës probleme emocionale”. Ajo e kuptoi ngarkimin e përmbajtjeve vetëm pasi e njoftuan miqtë në Facebook.

Më vonë ajo ka paditur kompaninë dhe ka arritur marrëveshje multi-milionëshe. Por Apple e mbajti çështjen të mbyllur deri kur rasti u bë publik për shkak të një rasti tjetër lidhur me të njëjtën çështje.

“Ne e marrim shumë seriozisht dhe kemi një numër protokollesh për çështjen e privatësisë dhe sigurisë së klientëve tanë, duke u munduar të sigurohemi që të dhënat mbrohen tërësisht gjatë procesit të riparimit. Ajo që kemi mësuar nga shkelja e politikave tona nga një prej nënkontraktorëve më 2016, kemi ndërmarrë menjëherë veprime dhe i kemi përforcuar protokollet tona”, është shprehur një zëdhënës i Appleit, raporton “The Guardian”.