Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Aplikacioni Google Go me mbi 100 milionë downloadime

Android Go (ose Go Edition) është një version i zvogëluar i sistemit të popullarizuar operativ dhe është dedikuar për të punuar në telefonat e segmentit më të ulët. Këta telefona vijnë edhe me versione speciale jokërkuese të aplikacioneve të integruara Google, si dhe me aplikacionin Google Go, raporton GSMArena.

Pikërisht aplikacioni Google Go i ka arritur mbi 100 milionë downloadime në Play Store, që do të thotë se shitja e pajisjeve Android Go po shkon mirë. Shtatorin e kaluar, Android Go mezi i kishte mbi 10 milionë downloadime. Kjo sugjeron se është shpaguar fokusimi i Google në ata që nuk kanë mundësi të blejnë (ose nuk duan) telefona të shtrenjtë, shkruan KOHA Ditore.

Kjo nuk do të thotë se deri më tani janë shitur 100 milionë telefona Android Go, edhe pse Google Go vjen i instaluar në çdo pajisje Android Go. Aplikacioni mund të instalohet edhe në telefona të tjerë, ndërsa përdoruesit vendosin ta bëjnë këtë për të ruajtur më shumë megabajtët dhe për t’i kursyer të dhënat.

Artikuj të ngjashëm