Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Android Q do të mund të ketë më shumë opsione për navigim përmes gjestikulimeve

Përveç Android 9 Pie, Google e ka prezantuar një sistem të ri navigimi, i cili krahasohet shumë me zgjidhjen që e ka Apple dhe që erdhi me iPhone X. Android Q mund të bëjë ndryshime në këtë fushë gjë që ngjashmëritë me gjestikulacionet e Apple do të mund t’i bëjë edhe më të mëdha, raporton SlashGear.

Publiku është i ndarë në mënyrë të barabartë kur bëhet fjalë për pranimin ose refuzimin e navigimit të Androidit bazuar në gjestikulime. Gjëja më pozitive që e ofron opsioni është se e mundëson operimin më të lehtë të telefonit me një dorë. Nga ana tjetër, disa përdorues e refuzojnë me faktin se gjestikulimet janë të vështira për t'u përdorur, ndërsa të tjerët mendojnë se animacionet janë të vrazhda dhe të shëmtuara, të paktën kur bëhet fjalë për Android Pie, shkruan KOHA Ditore.

Google si duket është e vetëdijshme për këtë, dhe opsionet e fshehura për Android Q këtë edhe e konfirmojnë. Aktivizimi i këtyre opsioneve do të bëjë që Android Q të sillet pothuajse njëjtë si iPhone. Swapimi në anën e majtë kthehet në aplikacionin e përdorur më parë. Suapimi drejt pjesës së sipërme të ekranit dhe mbajtja çon në një rishikim të aplikacionit të fundit. Gjithashtu, animacionet janë më harmonike dhe më të bukura.

Tani për tani nuk dihet nëse opsionet e zbuluara të gjestikulimeve do të jenë edhe versionet finale që do të jenë në dispozicion për Android Q më vonë gjatë vitit.