Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Amazoni lanson tri modele të reja të tabletit Fire

Kompania e njohur amerikane Amazon, sot ka lansuar tri versione të reja të tabletëve të saj Fire, me më shumë memorie të brendshme dhe performancë më të shpejtë.

Seria e re e Fire HD, që përfshinë modelet Fire HD 8, Fire HD 8 Plus dhe Fire HD 8 Kids, do të fillojë të shitet online me çmim fillestar prej 89.99 dollarë, shkruan Reuters, transmeton Koha.net.

Seria e tabletëve Fire, e cila për herë të parë është lansuar si Kindle Fire në vitin 2011, është parë si një pretendues për dominimin mbi Apple në tregun e tabletëve.