Në kërkimin e vazhdueshëm për inteligjencë jashtëtokësore është lehtë të dekurajohemi ndonjëherë për shkak të të gjitha provave që grumbullohen për arsyen se pse nuk kemi dëgjuar kurrë për alienët në të gjithë hapësirën e kozmosit.
Tani një astrofizikan nga Gjermania ka dalë me një arsye tjetër të shëndoshë për mungesën frustruese të takimeve me alienët, dhe është mjaft e logjikshme kur mendoni për këtë, shkruan Koha Ditore.
Michael Hippke, studiues i pavarur i lidhur me Observatorin Sonneberg në Gjermani, thotë se një nga sfidat për qytetërimet aliene që kërkojnë të eksplorojnë hapësirën do të ishte gjenerimi i shtytjes së mjaftueshme për t'i ikur forcave gravitacionale të planetit të tyre.
Por, njerëzit e kanë zhvilluar aftësinë për ta lansuar anijen kozmike në dhe përgjatë Sistemit tonë Diellor shekullin e kaluar, kështu që pse format e avancuara të jetesës jashtëtokësore nuk do të mund ta arrinin të njëjtën gjë?
Problemi, sipas Hippkes, janë planetet që këto qenie (hipotetike) mund t’i quajnë (hipotetikisht) shtëpi... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Teoria e re për Alienët: nuk fluturojnë dot përtej planeteve të tyre
-
“Alienët ekzistojnë, por s’i shohim”, studime tronditëse mbi jashtëtokësorët
-
Objektet misterioze që fluturojnë pranë Tokës, mund të jenë alienë që na vëzhgojnë
-
NASA tregon arsyen pse njerëzit nuk mund t’i shohin alienët në Tokë
-
“Alienët mund të na shkelin pa na parë fare”