Një grup shkencëtarësh të kompjuterëve dikur të mbështetur nga Elon Musk kanë nxitur alarm duke e zhvilluar një inteligjencë të avancuar artificiale (AI) për të cilën thonë se është tepër e rrezikshme për t'u lansuar për publikun.
“OpenAI”, një organizatë hulumtuese jofitimprurëse me seli në San Francisko, thotë se sistemi i tyre i parashikimit të gjuhës "i ngjashëm me kameleonin", i quajtur GPT-2, do të ketë vetëm lansim të kufizuar në një version të kufizuar, për shkak të "shqetësimeve rreth aplikimeve qëllimkeqe të teknologjisë", shkruan sot Koha Ditore.
Kjo për shkak se modeli kompjuterik, i cili i gjeneron paragrafet origjinale të tekstit në bazë të asaj që i jepet për ta “lexuar”, është paksa tepër i mirë në punën e tij.
Sistemi harton "mostra sintetike të tekstit me cilësi të paprecedentë" për të cilat studiuesit thonë se janë kaq të avancuar dhe bindës, saqë AI mund të përdoret për të krijuar lajme të rreme, për t’i imituar njerëzit dhe për t’i abuzuar ose mashtruar njerëzit në rrjetet sociale.
"GPT-2 është trajnuar me një objektiv të thjeshtë: ta parashikojë fjalën pasardhëse, duke pasur parasysh të gjitha fjalët e mëparshme brenda një teksti," shpjegon ekipi i OpenAI në blogun e vet.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
ChatGPT mund të gjenerojë imazhe seksuale dhe të dhunshme me një udhëzim të thjeshtë
-
Apple dhe OpenAI i kërkojnë gjykatës ta rrëzojë padinë e Muskut
-
Firmat e Muskut padisin Apple dhe OpenAI për dëmtim të konkurrencës
-
Studimi: “Uncensored AI” po përdoret për përhapjen e teorive konspirative dhe dezinformatave
-
Elon Musku humb betejën ligjore me OpenAI