Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) ka zbuluar mangësi serioze të sigurisë në sistemin operativ Windows 10 të kompanisë Microsoft.
Kjo agjenci ka njoftuar për këtë zbulim kompaninë, në mënyrë që të rregullojë të metën serioze.
Kompania Microsoft shpërndau të martën menjëherë një përditësim për të eliminuar mangësinë në fjalë dhe konfirmoi se problemi ishte zbuluar nga NSA, raporton “The Guardian”.
Sipas NSA-së, sistemi ishte i hapur dhe lejonte hakerët që të krijojnë programe qëllimkëqija. Microsoft shtoi se nuk ka parë prova se hakerët mund të kenë shfrytëzuar teknikën e zbuluar nga agjencia amerikane.
Priscilla Moriuchi, ish-punonjëse në pension e NSA dhe ish-drejtuese e operacioneve për Azinë Lindore dhe Paqësorin në këtë agjenci federale amerikane, thotë se ky është një shembull “i rolit konstruktiv” që NSA mund të luajë në përmirësimin e sigurisë globale të informacionit.
-
Zbulohet një lëshim i madh në sistemin operativ Windows 10
-
Microsofti nuk e përkrah më sistemin 10
-
Microsoft: Hakerët rusë po tentojnë të hyjnë brenda sistemit të sigurisë kombëtare të SHBA-së
-
NSA-ja dhe FBI-ja paralajmërojnë sulme nga hakerët kinezë
-
Shefi i Microsoftit premton gjeneratën e re të Windowsit