Tech

Lansohet HTC U12+, vjen me katër kamera të avancuara

Kompania e njohur HTC ka lansuar sot smartfonin e ri, përditësimin e U11+, U12+. Ky është smartfoni i parë i avancuar i kompanisë me kamerën kryesore të dyfishtë, ekran HDR10 dhe procesor Snapdragon 845.

Smartfoni i ri vjen me ekran 6-inç Super LCD6 që ofron mbështetje për HDR10 dhe DCI-P3, raport prej 18:9 dhe rezolucion perj 1,440 x 2,280 pikselë (537ppi). Po ashtu, U12+ është rezistent ndaj ujit (IP68).

Kamera kryesore e dyfishtë ka një sensor UltraPixel prej 12 megapikselë dhe sensorin tjetër prej 16 megapikselë i cili ofron 2x zoom-in optik. Sensori kryesor përfshinë lentet f/1.8 me OIS dhe veçorinë Phase Detection plus autofokusin Laser, transmeton Koha.net. Po ashtu, mund të incizojë videot me rezolucion prej 4K. Përmirësimet në kamerë nuk përfundojnë këtu – kamera e përparme gjithashtu është e dyfishtë me dy sensorë prej 8 megapikselë.

Gjithashtu, HTC U12+ vjen me procesor të teknologjisë së fundit – Snapdragon 845, 6 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD. Smartfoni i ri është lansuar me sistemin operativ Android 8.0 Oreo dhe HTC tashmë ka konfirmuar se do ta përditësojë në Android P.

Përveç pjesës së pasme nga xhami, U12+ nuk ofron mbështetje për karikim përmes wirelessit dhe bateria e tij është më e vogël nga ajo e U11+ - 3,500 mAh vs 3,930 mAh.

Sikurse më parë, smartfoni i ri ka altoparlantët stereo dhe audi me rezolucion të lartë mbi portin USB-C (me kufjet që reduktojnë zhurmën në kuti), përcjell Koha.net. Njëjtë sikurse edhe me smartfonët tjerë, edhe te ky mund të zgjidhni njërën nga dizajnet e xhamit mbrojtës Gorilla Glass 5.

HTC U12+ do të jetë në dispozicion për para-porositje nga sot në Europë me çmim prej 799 euro për modelin me 64 GB memorie të brendshme.

Në Shtetet e Bashkuara, po ashtu, kampanja e para-porosive fillon sot. Versioni me ngjyrë të kaltër Translucent e 64 GB memorie kushton 799 dollarë ose 849 dollarë për versionin me 128 GB. Versioni me ngjyrë të zezë do të jetë në dispozicion vetëm me 64 GB dhe do të kushtojë 799 dollarë.

{gallery}