Analistët e kriptovalutave thonë se të paktën 9 milionë dollarë janë dhuruar deri më tani për përpjekjet e ukrainasve për rezistencë përmes donacioneve anonime të Bitcoinit.
Studiuesit në Elliptic, një kompani e analizës së blockchain, thonë se qeveria ukrainase, OJQ-të dhe grupet vullnetare i kanë mbledhur paratë duke reklamuar adresat e portofolit të tyre bitcoin në internet.
Më shumë se 4 mijë donacione janë bërë deri më tani, me një donator të panjohur që i ka dhuruar Bitcoin me vlerë 3 milionë dollarë një OJQ-je, ndërsa donacioni mesatar është 95 dollarë.
Llogaria zyrtare në Twitter e shtetit ukrainas u bëri thirrje përdoruesve të "qëndrojnë me popullin e Ukrainës" dhe tha se po pranonte donacione në formën e kriptomonedhave Bitcoin, Ethereum dhe USDT.
-
Qeveria e Ukrainës mbledh rreth 8 milionë dollarë kripto në apel për financimin e njerëzve
-
Ukraina merr 1.35 miliardë dollarë nga SHBA-ja për programet humanitare dhe sociale
-
SHBA-ja do t’i ndajë Ukrainës edhe 10 miliardë dollarë ndihmë
-
SHBA-ja e gatshme t’i ndajë 1.5 miliardë dollarë çdo muaj për Ukrainën
-
SHBA ofron rreth 500 milionë dollarë ndihma tjera për Ukrainën