Është zbuluar zyrtarisht smartfoni i shumëpërfolur Meizu M6s. Ky smartfoni i kompanisë kineze Meizu vjen me ekran në raport 18:9, procesor të ri Exynos 7872 me 6 bërthama, si dhe me skaner për gishtërinj i cili është vendosur anash telefonit dhe përmes të cilit telefonin mund ta hapni për 0.2 sekonda.
Pozicionimi i skanerit për gishtërinj nën butonin “Power” është hera e parë për Meizun, transmeton Koha.net. Meizu M6s vjen me procesor të Samsungut, Exynos 7872 SoC me 6 bërthama – dy bërthama Cortex-A73 me shpejtësi 2.0 GHz dhe katër bërthama Cortex A53 me shpejtësi 1.6 GHz, transmeton Koha.net. Po ashtu, telefoni i ri vjen edhe me grafikën Mali-G71, 3 GB RAM memorie si dhe me 32 ose 64 GB memorie të brendshme.
Meizu M6s, po ashtu vjen me ekran 5.7-inç HD+ me rezolucion prej 1440 x 720 pikselë e xhamin mbrojtës 2.5D, kamerën kryesore prej 16 megapikselë me blicin LED dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.
Gjithashtu, M6s punon me sistemin operativ të kompanisë - Flyme 6.2 dhe me baterinë prej 3,000 mAh, si dhe vjen me veçorinë për karikim të shpejtë prej 18W. Meizu premton karikimin prej 15 për qind për 15 minuta dhe 52 për qind për gjysmë ore.
Butoni fizik “mBack” në pjesën e përparme duket se është hequr, por tani në vend të tij gjendet një rrathë i vogël i quajtur “Super mBack” i cili mbështet shumicën e funksioneve të cilat i kemi parë tek telefonat e tjerë të Meizut, përcjell Koha.net. Një klikim i butonit ju dërgon një hap prapa; klikim më i gjatë ju dërgon te faqja e parë e telefonit (Home Screen); lëvizni rrethin majtas apo djathtas për të ndërruar aplikacionet ose lëvizni atë lartë për të parë të gjitha aplikacionet.
Meizu M6s do të arrijë më 19 janar, pasnesër, duke filluar me çmim prej rreth 126 euro për versionin me 32 GB memorie të brendshme dhe 152 euro për versionin me 64 GB. Po ashtu, do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë, argjendi, ari dhe të kaltër.
{gallery}
-
17 janar 2018 12:47
-
Shpërndaje në: