Pas prezantimit të Note8, gjiganti i teknologjisë Samsung vazhdon të lansojë smartfonët e rinj me kamerë të dyfishtë. Dhe tani, versioni i ri i Galaxy J7 (2017) – Galaxy J+, është lansuar zyrtarisht në Tajlandë me kamerë të dyfishtë prej 13+5 megapikselë.
Samsung Galaxy J7+ vjen me ekran 5.5-inç FullHD Super AMOLED, trup nga alumini dhe me procesor 2.4 GHz MediaTek Helio P20, transmeton Koha.net. Po ashtu, J7+ vjen edhe me 4 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 256 GB përmes kartelës microSD, si dhe me baterinë prej 3,000 mAh.
Të kthehemi te kamerat – sensori prej 13 megapikselë ka lente f/1.7, ndërsa ai prej 5 megapikselë ka lente f/1.9. Ndërkaq, kamera e përparme e J7+ është prej 16 megapikselë me lente f/1.9.
Gjithashtu, Galaxy J7+ vjen edhe me sensorin për gishtërinj të vendosur nën butonin Home, veçorinë “Always on”, si dhe me aplikacionin Bixby Home.
Nga tani, Samsung Galaxy J7+ është në dispozicion për para-porositje në Tajlandë me çmim prej rreth 390 dollarë dhe periudha e para-porositjeve do të përfundojë më 17 shtator, ku pas kësaj date smartfoni i ri do të fillojë shitjen.
Sa i përket tregjeve tjera, ende nuk është zbuluar se kur do të jetë në dispozicion.
{gallery}