Ekuipazh i NASA-s, SpaceX Falcon 9 Crew-8, është nisur të dielën për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Katër astronautët u nisën nga Kompleksi Qendror në Kennedy në Florida, e ky është misioni i tetë komercial i agjencisë për dërgimin e ekuipazhit në stacionin hapësinor.
Urime NASA-s dhe SpaceX-it për një tjetër nisje të suksesshme në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Në këtë mision ne po tregojmë edhe një herë forcën e partneriteteve tona tregtare dhe zgjuarsinë amerikane që do të na shtyjë më tej në kozmos, ka thënë administratori i NASA-s, Bill Nelson.
Ekipi i ekuipazhit do t'i kryejë mbi 200 eksperimente shkencore dhe demonstrimi teknologjike për të ndihmuar “në nxitjen e kësaj epoke re të eksplorimit të hapësirës”.