Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, po shkon drejt nivelit të saj historik, ndërsa kriptovalutat kthehen sërish në aksion, shkruan The Guardian të enjten.
Bitcoini vazhdoi rritjen edhe sot dhe u rrit me 4 për qind, duke kaluar vlerën mbi 63 mijë dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo e vë Bitcoinin në horizont për të thyer rekordin e nëntorit të vitit 2021, kur kapi vlerën gati 69 mijë dollarë. Gjatë vitit 2022, pati rënie.
Fitimet e Bitcoinit në javët e fundit janë nxitur nga lëshimi i ETF-ve të reja të Bitcoinit, të miratuar nga rregullatorët amerikanë muajin e kaluar, të cilat e bëjnë më të lehtë tregtimin e kriptovalutës.
Këto ETF po blejnë Bitcoin – me një ritëm më të shpejtë se sa po krijohen. Kjo po e rrit çmimin. Ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në rritje.