Rusia ka futur në listën e persona të kërkuar, zëdhënësin e kompanisë Meta Andy Stone, lidhur me akuza që nuk janë bërë të ditura, njoftoi të dielën agjencia shtetërore e lajmeve TASS.
Sipas agjencisë Ministria e Brendshme ruse ka hapur një hetim penal kundër Stone, por nuk i ka zbardhur detajet e hetimit apo akuzat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenjëherë pas sulmit rus ndaj Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, Moska ndaloi operimin e të dyja platformave kryesore sociale të Metës, Facebookun dhe Instagramin.
Në mars të vitit 2022, Komiteti Hetues rus tha se kishte hapur hetim penal rreth atyre që i cilësoi “veprimeve të paligjshme të punonjësve të Metës”, duke përmendur Stone. Sipas komitetit Stone “kishte hequr nga platforma një ndalim mbi thirrjet për dhunë ndaj ushtrisë ruse”, çka përbënte një aktivitet ekstremist sipas tij.