Tech

Dua Lipa sfidon shefin e Appleit

 

Shefi i Appleit, Tim Cook, është pyetur nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, se kë do ta lë pasues në kompani kur të largohet, ka shkruar “BussinesInsider”.

Në podcastin “Dua Lipa: At Your Service”, Dua Lipa e ka pyetur atë se kush është në radhë për ta pasuar në postin, e Cook ka lënë të nënkuptojë se nuk e ka ndërmend të tërhiqet.