Tech

Plani i frikshëm i “OpenAI” që mund ta kërcënojë njerëzimin

 

Kompania amerikane për inteligjencë artificiale, “OpenAI”, raportohet se po punonte në një sistem aq të avancuar sa që ka shkaktuar frikë të madhe te stafi se po kërcënohet njerëzimi. Siç ka raportuar “Reuters”, stafi hulumtues në këtë kompani i pati shkruar letër bordit drejtues për këtë shqetësim, para se të shkarkohej shefi ekzekutiv Sam Altman.

Letra e papublikuar më herët dhe algoritmi që po zhvillonte kompania, ishin zhvillimet kyçe para përjashtimit të Altmanit, kanë thënë dy burime për agjencinë prestigjioze të lajmeve. Altman u shkarkua të premten, e qysh të martën u rikthye pasi 700 punëtorë kërcënuan me largim dhe deshën t’i bashkoheshin Microsoftit bashkë me udhëheqësin e tyre të shkarkuar.