Një bojkot reklamash i platformës së rrjeteve sociale X po rritet në mes të një stuhie anti-semitike në faqen e njohur më parë si Twitter.
Apple, Disney, Comcast dhe Warner Brothers Discovery kanë ndaluar reklamat në X.
Komisioni Evropian, rrjeti televiziv Paramount dhe studioja e filmave Lionsgate po ashtu kanë ndërprerë aktivitetin, raportoi BBC.
Bojkoti i korporatave vjen pas hetimit nga një grup amerikan mbi reklamat që shfaqeshin afër postimeve pro-naziste në X.
Një zëdhënës i X ka thënë se kompania nuk i vendos qëllimisht ato afër përmbajtjeve dhe se platforma është e vendosur ta ndalojë anti-semitizmin.