Tech

ChatGPT pëson rënien më të madhe të sistemit

Platforma e kompanisë OpenAI, ChatGPT, ka pasur “ndërprerje të mëdha” të mërkurën, duke ua pamundësuar shumë përdoruesve qasjen, ka shkruar “Independent”.

Kompania OpenAI ka shkruar se pati ndërprerje dhe defekti po hetohej urgjentisht, ndërsa problemi ka zgjatur rreth një orë.

Në njoftim u tha se problemi është identifikuar “dhe po punohet për t’u rregulluar”.

Sipas “Independent”, kjo është ndërprerja më e madhe në sistem prej tash e disa muajsh.