Tech

Samsung Galaxy S9, pajisja e parë me Snapdragon 845

Me Galaxy S8 dhe S8 Plus, gjiganti i teknologjisë Samsung ka bërë një marrëveshje me kompaninë e njohur të procesorëve, Qualcomm, që të jetë e para me pasardhësin e Snapdragon 835.

Kjo ishte një lëvizje e mirë, pasi që Samsung ka shitur smartfonët e rinj 15 për qind më shumë sesa modelet Galaxy S7 dhe S7 Edge, transmeton Koha.net. Për shkak të kësaj, gjiganti koreano-jugor i teknologjisë pret që të arrijë të njëjtin sukses edhe me procesorin më të ri, Snapdragon 845.

Sipas detajeve të reja, Samsung do të marrë tërësisht linjën e parë të prodhimit të Snapdragon 845 për modelet Galaxy S9 dhe S9 Plus.

Sipas blogerit Weibo, Samsung dhe Qualcomm tashmë kanë rregulluar furnizimin me gjeneratën e re të procesorëve.