Tech

X/Twitteri heq mundësinë që përdoruesit t’i raportojnë dezinformatat

 

X, kompania që dikur njihej si Twitter, ka hequr mundësinë që përdoruesit të raportojnë postimet që përmbajnë dezinformata, pak javë para një referendumi të rëndësishëm në Australi.

Që nga viti 2021, përdoruesit e kësaj platforme në shtete të mëdha si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi e Kore të Jugut kanë pasur mundësinë t’i raportojnë postimet që kanë besuar se janë dezinformata. Ato janë rishikuar nga stafi i kompanisë – ndaras nga proceset tjera të kompanisë kur raportoheshin abuzimet ose gjuha e urrejtjes.