Twitteri është paditur javën e kaluar për shkak të borxheve të shumta ndaj punëtorëve, ndërsa tash shefi i këtij rrjeti social, Elon Musk, ka thënë se ka një rënie prej 50 për qind të të hyrave nga reklamat, raportoi CNBC.
Ai ka deklaruar se para se gjithash, synim e ka rritjen e fluksit të parave, pasi sipas tij, numri i reklamuesve në Twitter ka rënë dhe me këtë rast, të hyrat janë zvogëluar dukshëm.
Musk, që është miliarder, ka bërë me dije se qindra reklamues kishin reduktuar ose ndaluar të hollat për reklamim në Twitter, si përgjigje ndaj shkurtimeve të vendeve të punës nga Musk, qëkur ai kishte marrë drejtimin e kompanisë.
Deri në janarin e 2023-s, Twitterit i kishin rënë në masë të madhe reklamuesit, duke ngrehur “alarmin” për rritje të punës.
Twitteri ka refuzuar të paguajë të paktën 500 milionë dollarë të premtuara pas largimit të mijëra punëtorëve nga puna kur Elon Musk bleu kompaninë, thuhet në padinë e ngritur.