Nokia prezanton zyrtarisht telefonin e ri

Nokia prezanton zyrtarisht telefonin e ri

17 August 2017 18:25

Pas publikimit të versionit modern të telefonit Nokia 3310 dhe tri pajisjeve të reja nga segmenti mesëm, HMD Global tash edhe zyrtarisht ka prezantuar telefonin e shumë pritur premium Nokia.

Nokia 8 ka procesor Qualcomm 835, 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të brendshme, e cila zgjerohet përmes kartelës microSD.

Telefoni ka në anën e pasme kamerën e dyfishtë 13MP + 13MP, ndërsa kamera për selfi është 13MP, transmeton kp.

Pajisja ka ekran 5.3 inç me rezolucion 2560 x 1400p dhe mbrojtje Corning Gorilla Glass 5. Sistemi operativ është Android 7.1.1 Nougat dhe bateri 3090mAh me mbështetje Quick Charge 3.0.

Telefoni do të dalë në tregun global nga muaji shtator, me çmim prej 600 euro në variantet Blue, Polished Copper, Tempered Blue dhe Steel.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme