Tech

Fotografitë e reja zbulojnë pjesën e pasme të Meizu M6 Note

Tashmë e dimë që kompania e njohur kineze, Meizu, më 23 gusht do të lansojë smartfonin e saj të ri M6 Note.

Disa ditë më parë, në internet kanë rrjedhur disa fotografi të cilat kanë shfaqur pjesën e përparme të këtij smartfoni ndërsa tani kanë rrjedhur footgrafitë të cilat shfaqin pjesën e pasme të tij, transmeton Koha.net. Në bazë të fotografive, shohim se Meizu M6 Note do të vijë me kamerë të dyfishtë të vendosur vertikalisht e me blicin LED të integruar brenda antentës në krye të smartfonit.

Sipas disa raportimeve të mëparshme, M6 Note pritet të vijë me ekran 5.5-inç LCD me rezolucion Full HD, procesor Helio P25, si dhe me baterinë prej 4000 mAh.

Gjithashtu, pritet që M6 Note të jetë në dispozicion në dy versione – njëri me 3 GB RAM memorie dhe 32 GB memorie të brendshme, ndërsa tjetri me 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme.

Sa i përket çmimit, Meizu M6 Note pritet të fillojë me çmim prej rreth 240 dollarë.

{gallery}