WhatsApp ka njoftuar të hënën për lejimin e opsionit për editimin e mesazheve. Opsioni u ofron përdoruesve mundësinë që të editojnë mesazhet 15 minuta pasi i dërgojnë ato.
“Ne jemi të lumtur që tash do të keni më tepër kontroll në ‘chatin’ tuaj, si korrektimin e mesazheve të shkruara gabim apo shtimin e kontekstit te një mesazh. Për këtë, brenda 15 minutave pasi dërgoni mesazhin, duhet të prekni aty dhe ta mbani, e më pas të selektoni ‘Edit’ nga menyja”, është njoftuar nga kompania.
Lajmin e ka njoftuar edhe shefi-ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Deri më tash përdoruesit është dashur të fshijnë mesazhin e shkruar gabim apo të shkruajnë sërish mesazhin mirë. Vitin e kaluar, WhatsApp rriti limitin për të fshirë mesazhet nga 48 orë në 60.