Korporata teknologjike Microsoft nuk do t’i rrisë pagat për punonjësit këtë vit dhe po redukton buxhetin për shpërblimet dhe çmimet e aksioneve, ka raportuar të mërkurën “Insider”, duke cituar një letër elektronike të brendshme nga shefi ekzekutiv, Satya Nadella.
"Vitin e kaluar, ne bëmë një investim të rëndësishëm në kompensim të nxitur nga kushtet e tregut dhe performanca e kompanisë, këtë vit kushtet ekonomike janë shumë të ndryshme në shumë dimensione," citoi raporti të ketë thënë Nadella.
Në janar, Microsoft tha se do të pushojë nga puna 10,000 punëtorë, duke shtuar dhjetëra mijëra largime të shpallura më parë në të gjithë sektorin e teknologjisë, pasi po përballet me ngadalësimin e rritjes ekonomike.
Kompania tani ka vendosur fokusin e saj në Inteligjencën Artificiale gjeneruese, zonë që industria e sheh si pikë të ndritshme.
Në bashkëpunim me krijuesin e ChatGPT-së, OpenAI, i cili gjithashtu ka marrë miliarda dollarë financime nga Microsofti, gjigandi i teknologjisë ka injektuar teknologjinë e AI-së në produktet e tij të Office, si dhe motorin e kërkimit Bing.