Tech

WhatsAppi me veçorinë që do ta ndryshojë përgjithmonë

WhatsAppi shpejt do të ofrojë një veçori të re përmes së cilës do të lejojë më shumë se në një telefon apo pajisje tjetër të futesh me një llogari.

Kjo do të lejojë përdoruesit të kenë qasje në mesazhet e tyre, të dërgojnë mesazhe dhe të telefonojnë nga pajisje të ndryshe njëkohësisht, raportoi DailyMail.

Një përdorues e vuri re veçorinë e papublikuar të WhatsAppit, i cili aktualisht po testohet.

Pamjet e marra nga ai tregojnë se përdoruesit e WhatsAppit do të mund të lidhen me pajisje sekondare përmes një kodi.

Fillimisht, përdoruesi duhet ta shkarkojë dhe ta hapë WhatsAppin në pajisjen sekondare dhe më pas të vazhdojë me regjistrimin.

Secili mesazh apo thirrje do të shkojë në të dyja pajisjet.